Dhunonte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet 27-vjeçari

Dhuna vijon të mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare. Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike  dhe  kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

I riu ishte një person me precedentë penal, pasi ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike  dhe  kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë  psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë  organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *