Një 37-vjeçar është plagosur me kaçavidë pas një konflikti të çastit pranë “Sheshit të Flamurit”, në qytetin bregdetarë të Vlorës.
I plagosuri është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, Policia thekson se po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.