Një 25-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti me thika në kryeqytet.
I riu u godit me thikë nga një 33-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. B., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 25 vjeç. Shtetasi E. M., pas mjekimit në spital, është larguar në banesë.