Balliu: Protesta e 7 korrikut e nxori vendin nga koma

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar protestën e  7 korrikut, ku ka deklaruar se ra legjenda se opozita është në pikën e saj më të keqe dhe se kryeministri Rama është shumë i fuqishëm.

Ish-deputeti demokrat tha se në shesh dolën të djathtë dhe të majtë që vuajnë krizën ekonomike, dhe se protesta e nxori vendin nga koma.

“Protesta e 7 korrikut ishte një moment historik pasi pjesëmarrja masive e qytetarëve të Tiranës theu indiferentizmin në shoqëri ndaj të gjitha aferave korruptive të bëra, nxorri shoqërinë nga koma. Regjimet diktatoriale në të gjithë botën kërkojnë të krijojnë një ndjesi kome në shoqëri. Për fatin tonë të mirë pjesëmarrja që qytetarët i bënë vendit në 7 korrik e nxorri shoqërinë nga koma”, tha Balliu.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *