Sinjale “divorci”, Chelsea fluturon drejt Amerikës, Tuchel “harron” Brojën në Londër

Armando Broja prej kohësh është rikthyer në shtëpi, në Londër, ku me fanellën e Chelsea veshur ka nisur stërvitjen individuale. “Bomberi” kuqezi kërkonte me çdo kusht të ishte pjesë e bluve për fazën përgatitore, por trajneri Tuchel ka vendosur të mos e marrë me vete në Amerikë, të paktën jo me grupin e parë.

Blutë kanë publikuar listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion të trajnerit në këtë faze përgatitore, listë ku Broja nuk bën pjesë.

Chelseaa

Në njoftimin zyrtar, Chelsea shkruan se Broja mund të bashkohet me ekipin javën e ardhshme, një vendim ky dhe një arsyetim që shton edhe më shumë zërat që flasin për një largim të mundshëm të sulmuesi shqiptar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *