Dita e Lirisë së Medias/ Yuri Kim: Demokracia kërkon liri të shprehjes, SHBA mbështet sigurinë e gazetarëve

Një shyp i lirë, është elementi kryesor i çdo demokracie funksionale. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për sigurinë e gazetarëve dhe lirisë së shtypit.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, shprehim mbështetjen për lirinë e shtypit, dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën. Demokracia kërkon liri të shprehjes, dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura”, shkruan Kim.


3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, që shënohet për çdo vit në tërë botën më 3 maj, është  themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993.

Liria e shtypit buron nga të drejta themelore, të përcaktuar nga liria e informimit. Siç thuhet në Rezolutën 57 (i), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946, “liria e informimit është një e drejtë themelore si dhe gurë-themeli i të gjitha të drejtave, të cilave u përkushtohen Kombet e Bashkuara. Liria e informimit nënkupton të drejtën për të mbledhur, transmetuar, dhe botuar lajme kudoqoftë dhe gjithkund pa pengesë. Si e tillë, ajo është faktor i rëndësishëm i çdo përpjekje për të promovuar paqe dhe zhvillim të botës. Secili person ka të drejtë për mendim dhe shprehje të lirë; kjo e drejtë përfshin lirinë për të shprehur mendime pa ndonjë ndërhyrje si dhe lirinë për të kërkuar, pranuar dhe për të dhënë informata dhe ide përmes çfarëdo medie dhe pa marrë parasysh kufijtë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *