Vodhi rreth 200 litra naftë nga ekskavatori i firmës së ndërtimit, arrestohet 35-vjeçari në Vorë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Fuel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Vodhi sasi të konsiderueshme nafte nga ekskavatori, në një kantier ndërtimi, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fuel”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *