Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë në Bruksel drejt selisë së NATO-së më 13 korrik.
Burime për median bëjnë me dije se Rama do takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake Jens Stoltenberg.
Mësohet se Stoltenberg dhe kreu i qeverisë do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri. Ai është shprehur se qëllimi i bisedës do të jetë baza e NATO-s në Durrës. Rama u shpreh më 1 korrik ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.