Emri/ Trafikonte emigrantë nga Franca në Angli, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Britaninë e Madhe

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Lartë në Porstmuth të Britanisë së Madhe, pasi trafikonte emigrantë nga Franca në Angli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se  Floreand Lika ndihmuar në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm duke luajtur rolin e përgjegjësit në grupin ku bënin pjesë edhe shqiptarë të tjerë, të cilët udhëzonin bashkëkombësit e tyre që të hipnin në gomone në Francë.

Lika akuzohet për komplot për të bërë një veprim për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së, në kundërshtim me Aktin e Emigracionit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *