Ra në pus, ndërron jetë 38-vjeçari, Besnik Veliaj në Mallakastër.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku shtetasit Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por u bllokuan brenda.
Mësohet se Besnik Veliaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.