Ngjarja në Mallakastër, flet e motra e 33-vjeçarit: Ishte shok me viktimën, e hapën pusin për të vaditur tokat

Ngjarje e rëndë ishte ajo në Mallakastër ku dy persona mbetën të bllokuar në pus, pasi një prej tyre humbi jetën.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar motra e Bledar Bregut, 33 vjeç i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, shprehet ajo.

Nga dëshmia mësohet se vëllai i saj ishte shok me viktimën dhe të dy bashkë kishin hyrë për të pastruar pusin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku shtetasit Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por u bllokuan brenda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *