Lavinia Mounga, një grua nga Utah e Amerikës po fluturonte drejt Hawai-t, kur papritur i filluan kontraksionet e lindjes – pa pasur dijeni se ishte shtatzënë. Ajo ishte 26-27 javëshe shtatzënë.
Fatmirësisht disa infermiere dhe doktorë ndodheshin në avion, dhe e ndihmuan gruan të sillte në jetë fëmijën e saj. Lani Bamfield, një infermiere nga Kansas City, shkroi në një postim në Facebook: ‘Nëse dikush do të donte të dinte se si po shkon udhëtimi ynë në Hawaii … ja si filloi. …në banjën e aeroplanit, në mes të oqeanit, me tre infermiere, një ndihmës mjek dhe një mjek familje, ishim në gjendje t’ia dilnim tre orë para se të mund të zbarkonim, dhe foshnja dhe mamaja ja dolën shumë mirë’.
‘Zoti ishte padyshim, ishte me ne atje lart’. Nëna dhe foshnja, të cilën ajo e quajti Raymond Kaimana Wade Kobe Lavaki Mounga, u dërguan në spital në ulje në Honolulu, në gjendje të mirë shëndetësore.
Babai i foshnjës, Ethan Magalei, shkroi në Facebook se ishte befasuar nga lajmi dhe e përshkroi ardhjen e Raymond si ‘një mrekulli’. Ai falenderoi ata që kishin ndihmuar në lindjen e bebit, dhe tha se shpreson të jetë ‘babai më i mirë’.
Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtati: Priza.al