Çfarë është më mirë të mos bëni kur zbuloni tradhtinë e tij

Mos e injoro tradhëtinë

Mos u sillni sikur asgjë nuk ka ndodhur, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë s’janë shumë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.

Mos fajëso veten

Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke ‘merituar’ diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.

Mos merr hak

Mund të të bëjë të ndihesh më mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish ‘në të njëjtën faqe’. Në të kundërt uroji çfarë do t’i urosh dhe largohu prej tij.

Mos përmendni tradhtinë për të fituar argumentet

Fakti që ai ju ka tradhtuar, nuk ju jep të drejtë ta përdorni si kartë për të dalë nga debatet. “Epo të paktën unë nuk të kam tradhtuar!” -në fund të çdo fjalie, është e tmerrshme dhe konsiderojeni të mbytur marrëdhënien që menduat se rinisët.

Mos e përshpejto ‘procesin e shërimit’

Merr të gjithë kohën që të duhet për ta përtypur atë që ka ndodhur dhe bëja të ditur partnerit tënd. Do të bëni shumë pyetje dhe është normale, do të dëgjoni të njëjtat përgjigje disa herë, por kjo është e gjitha pjesë e procesit të shërimit. Nëse partneri juaj lodhet nga kjo situatë, atëherë mbase ka ardhur koha t’i jepni fund.

Mos e mendo tradhtinë e tij si fundin dhe shkatërrimin e lidhjes suaj

Patjetër që një tradhti është e rëndë dhe lëndon, por pasi të keni marrë frymë thellë mendoni me llogjikë të pastër. Shihni si ka qenë marrëdhënia juaj para dhe pasi e zbulove tradhtinë. Si ai është sjellë me ty dhe mbi të gjitha pyesni veten: “A plotësohen nevojat e mia emocionale?”

Ndonjëherë tradhtia (na varësi të llojit, rrethanave dhe rastit) mund t’i shërbejë për mirë lidhjes, nëse themelet mes jush janë të forta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *