Deputeti i PD, Saimir Koreshi ka ndarë këtë të hënë disa foto nga një shkollë në një fshat të Lushnjes, ku shihet gjithçka e rrënuar.
Përmes një postim në rrjete sociale, Koreshi ka ironizuar ministrinë e Arsimit duke shkruar “Keni të fala nga arritjet e fundit në sistemin arsimor”.
Postimi i plotë:
Keni të fala nga arritjet e fundit në sistemin arsimor.
Kjo është shkolla evropiane e Mizës.
Alo aloo Ministriaaaa si do ja vemë emrin??
Vetëm për fushat e përdorim ketë shkollën e mira është ta përdorim edhe për nxënësit jo t’i degdisim në fshatra të tjerë.