Miqësia e Putinit me ish-kancelarin gjerman i mbijetoi dhe presioneve të luftës

Mes ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder dhe presidenti rus, Vladimit Putin ka një miqësi tejet të ngushtë që i ka mbijetuar dhe presioneve të bëra nga perëndimorët.

“Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”, tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Schroeder, socialdemokrat, ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, është bërë kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës, Rosneft.

Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita në Rosneft në maj dhe ka refuzuar nominimin në bordin e gjigantit tjetër rus, Gazprom, që është bërë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Schroeder është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *