Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mesnatën e djeshme në Vlorë.
Mësohet se dy pronarë të hoteleve janë zënë me njëri-tjetrin për parkimin e makinës. Të dy personat janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës, teksa njëri nga këta të dy është marrë me forcë në polici pasi nuk i është bindur urdhrit.
Ndërkohë, ky i fundit mbante armë me vete.