I grabiti varësen një vajze, arrestohet 25-vjeçari në Elbasan

Një 25-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi i vodhi varësen një vajze.

Mësohet se i riu është autor edhe i vjedhjeve të tjera në këtë qytet.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, nisur nga denoncimi i një shtetaseje se në datën 08.07.2022, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, një shtetas i kishte vjedhur varësen, organizuan menjëherë punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “2nd Necklace”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së denoncuar, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit. Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varësen e vjedhur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *