Autoritetet e qyteteve gjermane po formojnë shtabet e krizave dhe po zhvillojnë plane për të siguruar ngrohjen e qytetarëve që nuk do të mund të paguajnë faturat e tyre gjatë dimrit të ardhshëm, shkruan “Bild”.
Autoritetet e Ludëigshafen, në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz, po planifikojnë të organizojnë një qendër kolektive në një sallë sportive ku të ngrohen qytetarët që nuk mund të përballojnë rritjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
Për këto nevoja po mendohet edhe rinovimi i qendrës sportive “Friedrich Ebert Hall” në Ludë igshafen, e cila deri vonë ka shërbyer si qendër vaksinimi.
“Bild” shkruan se një plan i ngjashëm ekziston në Neustadt, Frankenthal dhe Landau. Plane të tjera të kursimit të energjisë përfshijnë fikjen e dritave në ndërtesat publike dhe fikjen e semaforëve gjatë natës.
Në qytetin e Rendsburgut është anuluar ndërtimi i sheshit tradicional të Krishtlindjeve. Një zëdhënëse e zyrtarëve të qytetit tha se njësitë e ftohjes përdorin shumë energji elektrike dhe do të ishte e papërgjegjshme të harxhohej energji për shkak të mungesës së parashikuar të gazit.
Autoritetet gjermane prej muajsh i kanë bërë thirrje popullatës që të kursejë energjinë elektrike për të mbushur depozitat me gaz deri në dimër. Gjermania është shumë e varur nga gazi nga Rusia, por për shkak të sanksioneve, dërgesat janë zvogëluar. Kapaciteti i fabrikës në Gjermani aktualisht është plot 63 për qind.
Sot nisi inspektimi i planifikuar vjetor i gazsjellësit Nord Stream, përmes të cilit Gjermania merr gaz nga Rusia. Nga data 11 deri më 21 korrik, dërgesat përmes atij gazsjellësi do të ndalen plotësisht.