Krahasuar me vitin 2019, kur pandemia COVID-19 nuk ekzistonte, ekspertë të turizmit shprehen se fluksi i kërkesave për të rezervuar pushimet është më i lartë. Tendeca është drejt vendeve të huaja, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve në vendin tonë.
“Shqiptarët mund të preferojnë të shkojnë për të shkuar në Maldive, por mundësia për të shkuar në atë vende nuk është. Në raportin cilësi-çmim, destinacion numër një është Turqia, në vend të dytë Greqia dhe në vend të tretë është Spanja. Anjë klient nuk pyet cfarë çmimi keni, por çfarë oferte keni. Më para pysin ku keni oferta dhe jo a ofroni udhëtime. Kërkojnë zgjedhjen më të lirë dhe më të mirë të mundshme. Gabimi është se marrja evendimit nuk përputhet me ofertën. Në krahasim me para pandemisë, kërkesa është më e shtuar, më e rritur. Kjo ka dy faktorë. I pari është faktori post pandemi. Arsyeja e dytë është praktike. Pas pandemisë në aeroport ofrohet 2 herë e gjysmë destinacione më shumë. Janë shtuar mundësitë, destinacionet dhe ka ulur çmimet. Të të gjitha shtresave i përkasin. Nga shtresa që ka minimumin e buxhetit”, tha Besnik Vathi.
Pavarësisht se kërkesat janë të prirura jashtë kufijve, qytetarët tentojnë që të gjejnë paketa turistike që orfojnë çmime të lira.
“Destinacionet e preferuara të shqiptarëve janë Turqia dhe Greqia. Përqindja më e madhe e shqiptarëve udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve. Ajo që është vënë re, shumica e rezervimeve është përtej kufijve të Shqipërisë. Është një masë shumë e vogël e personave që kanë rezervuar drejt jugut. Nëse do i ndajmë në dy kategori, të rinjtë nuk e mendojnë dy herë çmimin, ndërsa familjet stepen dhe kërkojnë më shumë detaje për sa i përket pjesës së çmimit, pjesës së udhëtimit dhe kërkojnë dhe ulje. Është vënë re nga vitet më parë që dëgjonin vetëm emrin e hotelit tani të gjitha kërkesat janë me kushte specifike. Rritja e këtij viti është jashtëzakonisht e lartë e çmimeve. Nuk pritej. Shumica e rezervimeve bëhen herët. Është shumë e vështirë të gjesh oferta të minutave të fundit. Nuk i ka trembur dhe janë mësuar me këtë idenë që janë rritur çmimet dhe thjesht duan të mbyllin pushimet më mirë se të ngelen pa pushime. Klientët janë bërë shumë kërkues. Kërkesën e llogarisë nuk dinë ta ndalojnë. Kërkesat janë në rritje. Krahasojmë me 2019 dhe rezervimet janë më të larta”, tha Enxhi Picori.
Destinacioni më i preferuar vijon të jetë Turqia dhe Greqia, ndërkohë që këtë vit risi është dhe Spanja./Shqiptarja.com