I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, Arben Grori, ka kërkuar rishikimin e vendimit të Gjykatës. Përmes avokatëve të tij, Grori i është drejtuar Gjykatës penale të Tiranës me kërkesë për rishikim të vendimit.
Por, sot, në ditën kur dhe do të zhvillohej seanca për rishikimin e vendimit, avokatët e Grorit kanë munguar, për shkak të bojkotit për Reformën e re Gjyqësore.
Për pasojë, Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Grorit. Arben Grori është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1999. Ngjarja ndodhi në një spital në Itali. Grori e vrau Zyberin për të marrë hakun e vrasjes së vëllait.