Harry Maguire do të mbetet kapiteni i Manchester United.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag në një konferencë për shtyp.
“Harry Maguire është kapiteni. Unë duhet të njoh të gjithë lojtarët, por ai është një kapiten i vendosur dhe ka pasur shumë suksese. Unë nuk e njoh këtë si problem”, tha tekniku i Manchester United.
29-vjeçari u transferua te “Djajtë e Kuq”në vitin 2019 për shumën rekord prej 87 milionë euro, por pavarësisht investimit të madh, paraqitjet e tij kanë bërë shpesh tifozët të revoltohen me mbrojtësin anglez.