Katër karabinierë u plagosën gjatë një ndjekjeje në fshatin Montemurlo (Prato) për të arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të vjedhjeve në shtëpi.
Dy shqiptarët, 36 dhe 34 vjeç, të dy pa leje qëndrimi dhe të papunë kanë sulmuar karabinierët në momentin kur i kanë lokalizuar.
Një karabinier u shtrua për 20 ditë në spital me fraktura në gjoks, njëri pëso ënjtje të syrit dhe dy nga karabinierët kishin marrë lëndime të ndryshme.
Dy shqiptarët u arrestuan me akuzën e vjedhjes në një shtëpi dhe tentativës për vjedhje në një shtëpi tjetër, ndërkohë që ishin vëzhguar për një kohë të gjatë nga karabinierët.
Karabinierët prej disa kohësh po vëzhgonin një makinë të dyshimtë, një Toyota Yaris, e parë rreth zonës së Ostes.
Nga targa u zbulua se pronari ishte një moldav me 124 makina në pronësi, anomali kjo që zgjoi interesin hetimor të karabinierëve nga Prato.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes të së enjtes, të dy u përpoqën të hynin në shtëpinë e një punëtori në Oste, në via Battisti, por alarmi ra dhe ata hoqën dorë nga vjedhja.
Më pas, ata kanë arritur të hyjnë në shtëpinë ngjitur, duke i marrë 100 euro cash dhe unaza ari dhe gurë me vlerë prej 1500 euro.
Gjatë ndjekjes u plagos dhe një nga shqiptarët, i cili përplasi kokën në xhamin e makinës.