Kreu i SPAK, Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo, për të vijuar bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë.
Mësohet se mes tyre është diskutuar për mundësinë e avancimit të institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë.
‘Drejtuesi i SPAK zhvilloi një takim me z GiovanniMelillo, Prokuror Kombëtar Antimafia & Antiterrorizëm në Itali. Homologët diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve dhe u ra dakord të ngrihet në një nivel më të lartë puna e përbashkët.’- njofton SPAK në Twitter.