Mediet greke kanë publikuar mesazhet mes dy ish-partnerëve shqiptarë të një bande të trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët u vranë në masakrën e 2 korrikut në Athinë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë gjithashtu edhe një tjetër shqiptar, babai i Gëzim. A, ndërsa u plagosën 2 efektivë policie.
Kujtojmë se dy trafikantët e drogës kishin lënë takim mbrëmjen e 2 korrikut për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar, pasi u gjetën me një sasi kokaine.
Mëngjesin e së shtunës, pak orë para se të fillonte sherri me banditëve shqiptarë në rrugën Kourtidou në Patisia, i cili pasoi në rrugën Avenue Demokratias në Agioi Anargyrou, 48-vjeçari shqiptar nga Korça Adil Tefa kishte shkuar në servisin e makinave që ish-partneri i tij 46-vjeçar , Gëzim.A kishte Athinë .
Tefa nuk e gjeti në dyqan 46-vjeçarin e si rrjedhojë i dërgoi një mesazh ku shkruhej: “Po të kërkoj, ku je?”, ky ishte mesazhi i parë.
Përgjigja e 46-vjeçarit , Gëzim.A ishte: “Këtu jam, nuk fshihem, ty s’po të shoh askund.”.
Adil Tefa: Hajde në darkë, atje ku e lamë të takoheshim dhe do ta tregoj.
Gëzim.A: Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe.
Në këtë mënyrë 2 ish-bashkëpunëtorët shkuan në rrugën Kourtidou, ku 48-vjeçari ka shkuar me një makinë “Benz” i shoqëruar nga partnerja e tij shqiptare 43-vjeç, e cila pas masakrës u arrestua nga policia greke, ndërsa Gezim,A shkoi i shoqëruar me dy makina tjera, një ” Audi” dhe një “Toyota”.
Si ndodhi ngjarja
Një makinë tip “Mercedes Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga partnerja e 48-vjeçarit, i zuri pritë 46-vjeçarit që kishte shkuar ne vend me motoçikletë.
Sapo afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina plagos 46-vjeçarin dhe e tërheqë zvarrë me makinë, raporton abcnews.al.
Në vendngjarje, u gjend gjithashtu edhe babai i 46-vjeçarit, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi”.
48-vjeçari qëlloi gjithashtu për vdekje babanë e 46-vjeçari që ndodhej në makinën Audi.
Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.
Më pas sapo mbërrin në vendngjarje, policia greke i bën thirrje Adil Tefës të dorëzohet, ky i fundit refuzon të dorëzohet dhe qëllon me armë zjarri dy policë, të cilët përfunduan në spital.
Megjitatë arratia e 48-vjeçarit, Adil Tefa nuk zgjati shumë, pasi u qëllua për vdekje nga një efektivë policie.
Njoftimi zyrtar i policisë greke:
“Lidhur me një ngjarje të ndodhur në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një e huaj (43 vjeç) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në spital.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një të huaj 43-vjeçare, ka qëlluar në drejtim të një grupi të huajsh, duke tërhequr zvarrë njërin prej tyre (23-vjeçar i huaj).
Më pas e huaja duke drejtuar mjetin, ka tërhequr zvarrë 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Acharnit.
Më pas, ajo hyri në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, është kapur nga oficerët e policisë së , të cilët kanë tentuar ta neutralizojnë.
48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje.
Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje.
Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikë.”/