Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë ishte edhe ai i Paul Pogba, me mesfushorin nga Franca që u bë përsëri lojtar i Juventusit. Prezantimi i tij në Torino është programuar për nesër, por lojtarit nuk i pritet, ndaj ka thënë disa fjalë për kanalin zyrtar të klubit.
“Desha të rigjeja dëshirën për të luajtur futboll, kam folur me Alegrin, Dibala, Kuadrado, Anjelin dhe Nedved, kam qenë gjithmonë në kontakt me të gjithë Juventusin.Ka vendosur zemra ime, e di që kam marrë vendimin e duhur, kjo fanellë është gjithçka për mua. Juventusi më dha mundësinë që të jem Pogba. Tani dua të kthej mbrapsht këtë gëzim, duke i sjellë trofe këtij klubi që meriton vetëm të fitojë.
Kam rimarrë numrin 10 që ia kisha lëshuar një miku si Paulo, jam shumë i lumtur që e rigjej. Tifozëve u them që jam kthyer dhe jam i lumtur. Do të jem edhe më shumë kur të rikthejmë titullin në shtëpi” – Tha ai.