E quajti shpifësirë/ Enkelejd Alibeaj i reagon Berishës: Ti dhe e vërteta jeni dy rrugë që nuk takoheni gjëkundi

Deputeti i PD-së Enkelejd Aliebaj i është përgjigjur akuzave të forta të bëra mbrëmë nga Sali Berisha, i cili e quajti një shërbëtor të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se Berisha dhe e vërteta nuk kanë asnjë të përbashkët mes tyre, dhe se ish-kryeministri po keqpërdor demokratët për interesa të ngushta të familjes së tij.

“Sali Berisha sa herë gënjen fsheh një hall të madh, të vetin ose të familjarëve të tij. Problemi është që për të zgjidhur këto halle nuk e ndihmoj dot as unë dhe as demokratët që ai i keqpërdor për interesat e tij personale.

Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e shqiptarëve. Janë hallet e pasurisë së familjes së tij biologjike non grata dhe jo ato të varfërisë që ka kapluar shqiptarët. Vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Sali Berishën, që së paku të jetë në paqe me ndërgjegjen e vet.

Por dhe ky duket mision i pamundur, njësoj si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët. Sepse Sali Berisha dhe e vërteta, mesa duket, janë bërë dy rrugë që nuk do takohen më gjëkundi”, shkruan Alibeaj në një postim në rrjetet sociale.

Çfarë tha dje Berisha:

Në një kohë kur shqiptarët paguajnë ushqimet bazë 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE, në një kohë kur paguajnë naftën në nivelet më të larta, më shumë se Gjermania, të keqpërdoresh si pseudo-opozitë nga Edi Rama që kryen këto akte, nuk ka shpifësirë më të madhe se mund të bëjë njeriu, edhe shërbim më të keq që mund t’i bëjë njeriu vetes së tij.

Nuk besoj se ka ngelur njeri në Shqipëri që nuk ka konstatuar keqpërdorimin e AliBashës nga Taulant Balla, se Rama ia delegon Ballës. Edhe teksti është i tëri i bërë në zyrën e Fugës. A ke minimumin e njerëzisë, qytetarët shqiptarë shkojnë e blejnë në Kosovë 30-40% më lirë se këtu? Pse? Sepse në Kosovë nuk ka borde.

Sepse Alibeaj vazhdon lojën, të keqshfrytëzohet në mënyrën më të fëlliqur nga Rama e Balla. Kam parë skema që s’i kam parë në 30 vite, e urdhëron Taulant Balla, thotë “fjalën atij”, dhe ai merr fjalën. Ai ka depersonalizuar veten. Të të bëjë ushtar një kriminel si Taulant Balla, nuk ka më keq. Taulant Balla është 1 mijë herë më i kriminalizuar se Gentian Sharra. E kam me dokumente këtë. Ai është një njeri që s’ka asnjë vlerë për mua, por nuk e bën njeriu veten.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *