Ishulli i gjarpërinjve, mbërrijnë 8 anije për eksportuar grurin

Tetë anije të huaja kanë mbërritur së fundmi në portet e Ukrainës për të nisur eksportin e produkteve bujqësore dhe grurit në veçanti, të bllokuara prej disa javësh për shkak të luftimeve të ashpra në jug të vendit.

Anijet e huaja do të ngarkohen në porte e më pas do të shoqërohen nga marina ukrainase për një transport sa më të sigurt.

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura do të garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, shkruhet në njoftimin e marinës.

 

Përdorimi i kanalit u bë i mundur vetëm pasi ushtria ukrainase largoi trupa ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *