Asnjë ditë pushim për demokratët, Berisha bën lëvizjen e radhës

Nuk ka pushime për demokratët. Pesë ditë pas protestës, Sali Berisha ka bërë një tjetër lëvizje.

Kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë këtë të martë kryetarët dhe sekretarët e degëve.

Mbledhja është thirrur në orën 18:30 të pasdites dhe do të zhvillohet në selinë blu.

Berisha pritet që të ngrejë strukturat, pasi në shtator ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *