Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një mjet ka përplasur nënën dhe djalin e saj të mitur.
Shtetasi me iniciale shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.