Kreu i PD, Sali Berisha do të takohet këtë pasdite me kryetarët e degëve të Tiranës.
Burime për median bëjnë me dije temë diskutimi do të jetë aksioni i opozitës në lidhje me protestat që pritet të mbahen në shtator.
Mësohet se Berisha ‘aksionin’ e tij do ta zgjerojë në rang vendi, ku dhe dje pohoi se opozita do të vijë e fuqishme në shtator.
“Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë”, tha Berisha.