I ‘trokiti fati në derë’ si pronare e disa kompanive në aferën e inceneratorëve, e moshuara i drejtohet SPAK: Mbledh kanoçe, nuk di gjë

Pas çiftit të  moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta për Merita Hajdari situata sa vjen e bëhet më e rëndë pasi ata rezulton ‘pronare’  e disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Vetë Hajdari i është drejtuar SPAK, pasi rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve. E vërteta qëndron se ajo jeton në kushte të mjerueshme dhe është tepër e varfër për të mbajtur në supe miliona lekë.

Hajdari grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës. E moshuara në fjalë është paraqitur para dyerve të SPAK së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin në media. Ajo pohon se puna e saj e vetme është mbledhja e kanoçeve në rrugë e kosha dhe nuk ka lidhje çfarë rezulton në dokumente.

Kujtojmë se Hajdari nuk është i vetmi emër që ka dalë nga kjo aferë, pasi mes të shumtëve ka edhe azilantë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *