Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha ua pret shkurt: Beteja do vazhdojë deri në fitore

Pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit, një pjesë e demokratëve i kanë kërkuar Lulzim Bashës të dorëhiqet. Por kjo gjë duket se nuk ka për të ndodhur, ndërsa ai mbetet i bindur se do të vijojnë betejën për të fitore. Përkundrejt kritikëve të shumtë brenda së djathtës, kryedemokrati Basha lë të nënkuptuar se ai do të vijojë në krye të partisë. “Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, ka thënë Basha për “Report Tv”. Ai gjatë ditëve të fundit është përballur me një betejë të fortë brenda PD-së, ku i kërkojnë që të marrë përgjegjësi për humbjen në këto zgjedhje.

Me herët, Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend, duke e lënë atë në dorën e Ramës. Po kështu shkarkimin e Bashës e ka kërkuar edhe anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *