Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e tij në protestën e 7 korrikut, kjo e thirrur nga Sali Berisha.
Gështenja tha se do të jetë në çdo protestë që është për rrëzimin e qeverisë edhe nëse organizohet nga shoqëria civile.
Sakaq shtoi se çdo fundjavë do të jetë në zonën e tij elektorale, si dhe do të bëhet zëri mbështetës për qytetarët.
“Pjesëmarrja në protestë nuk ka pse të lexohet si një mbështetje ndaj organizatorëve të saj, kam qenë dhe do të kem në çdo protestë kundër qeverisë”, tha ai.