Shtetet e Bashkuara thonë se kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal, në një sulm ajror pranë Afrinit në veriperëndim të vendit. Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi “Nbc” duke cituar burime nga Pentagoni.
Edhe zëvendësi i tij u vra me Akalin. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit. Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global.