Kriza energjetike, ‘trondit’ kreu i Agjencisë Ndërkombëtare: Ky dimër do të jetë shumë, shumë i vështirë!

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol ka reaguar në lidhje me krizën energjetike në vend.

Gjatë fjalës së tij në forumin global të energjisë në Sidnei, Birol pohon se “Bota nuk ka parë kurrë një krizë kaq të madhe energjetike për nga thellësia dhe kompleksiteti i saj”.

“Bota nuk ka parë kurrë një krizë kaq të madhe energjetike për nga thellësia dhe kompleksiteti i saj. Çmimet e naftës, gazit natyror, qymyrit dhe energjisë elektrike janë rritur. “Pse? Është e thjeshtë. Rusia, e cila pushtoi Ukrainën, është eksportuesi numër një në botë i naftës dhe gazit natyror. Si rezultat, ne shohim se i gjithë sistemi energjetik po kalon një krizë. Ky dimër në Evropë do të jetë shumë, shumë i vështirë”, tha Birol.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *