Dollarët “derdhen lumë” në dasmën shqiptare, Bes Kallaku dhe Mateus Frroku i mbledhin me fshesë (Video)

Shifra marramendëse janë ato që artistët shqiptarë paguhen në këmbim të performancave së tyre në klube apo organizime të ndryshme. Kur të gjithë mund të mendojnë që koncertet janë burimi më i madh i të ardhurave për këngëtarët shqiptarë nuk është ashtu. Në fakt në dasmat e emigrantëve shqiptarë në Zvicër apo SHBA, thuhet se “leku derdhet lum”.

Këtë e ka vërtetuar edhe një herë Mateus Frroku, i cili së bashku me Bes Kallakun duket se e kanë “djegur flakë” në një dasmë shqiptare jashtë vendit. Në një video të postuar nga Mateus, shihet dyshemeja e mbuluar me dollarë teksa me shaka këngëtari ka marrë një fshesë për të mbledhur lekët.

Ju kujtojmë që më herët Bes Kallaku i dedikoi një shkrim të ndjerë vajzës së ti në ditën e saj të lindjes.

“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe! E shenjta e shtrenjta ime Ajka. Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jetë (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan. Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde. Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë! Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”– shkruan ai në dedikimin e tij./panoramaplus


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *