Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një dekaratë të fortë teksa ka thënë se Shqipëria është njësoj me Sri Lankën, vend në të cilën protestuesit rrëzuan qeverinë dhe u futën në rezidencat e saj.
Sipas Berishës borxhi publik i vendit tonë ka arritur në 107%, thuajse në të njëjtat vlera që është në Sri Lanka.
Berisha:
Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën ccmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë.