Gotabaya Rajapaksa, president i Sri Lanka është arratisur nga vendi që e drejtoi me vite përmes një avioni ushtarak, mes protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar shtetin aziatik.
Forcat ajrore të vendit konfirmuan se 73-vjeçari fluturoi në Maldive me gruan e tij dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Ata mbërritën në kryeqytet, Male, rreth orës 03:00 me orën lokale, kanë treguar burimet e BBC-së, transmeton Express.
Largimi i Rajapaksa i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada.
Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe ishte zotuar të jepte dorëheqjen të mërkurën më 13 korrik.
Një burim i tha BBC-së se Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe synon të udhëtojë në një vend të tretë.
Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në SHBA.