Fëmijët 5 vjeç në klasën e parë? Kushi: Nuk është e detyrueshme

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nisi sot konsultimin publik për ndryshimet në ligjin e arsimit me fokus uljen e moshës për hyrjen e vogëlushëve në klasën e parë.

Ministrja Kushi u shpreh se kjo temë ka hapur debat pasi është keqinterpretuar, pasi fëmijët sipas saj nuk detyrohen që të hyjnë në shkollë 5 vjeç.

Projektligji parashikon që fëmijët mund të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik.

“Nisëm procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi.

Me propozimet tona synojmë:

− të implementojmë në ligj konceptin e shkollave të mesme të bashkuara;

− të sigurojmë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;

− të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik;

− të përfshijmë në institucionet arsimore parauniversitare mësuesin në dispozicion;

− të sigurojmë mbështetje institucionale për nxënësit me aftësi të kufizuar nëpërmjet krijimit të Qendrave Burimore;

− të sigurojmë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të personave (mësuesve) të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre;

Në ditët në vijim konsultimi publik do të vazhdojë edhe me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, Bashkitë, Parlamentin e Nxënësve, shoqërinë civile, etj” tha ministrja.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *