Deputetja e PS, Luljeta Bozo ka reaguar në lidhje me propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Bozo ka kundërshtuar propozimin për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostrada, për ta çuar atë deri në 130km/h. Sipas saj vendi nuk ka rrugë për të mundësuar këtë shpejtës, ku dhe në ligj parashikohet se duhet që të ketë 4 korsi në një rrugë që të lejohet shpejtësia në 130km/h.
“Kodi Rrugor dhe projektimi i rrugës janë dy gjëra të ndryshme. Me ato merren inxhinierët projektues të rrugëve, dhe në rrethrrotullim e di që ka ca rregulla të përcaktuara, dhe ai që do të marrë lejen e drejtimit të mjeteve duhet ti dijë. Sa i takon shpejtësive, ato varen nga tipi i autostradës, numri i korsive, nuk mund të shkosh ti 130 me dy kursi, duhet të kesh 3 korsi dhe një emergjence, që të shkosh në atë nivel shpejtësie. Nuk duhet të nxitohemi për një shpejtësi të tillë, nuk kemi rrugë për 130 km/h që të sanksionohet në ligj. Rregulli vendoset vetëm me forcën e ligjit, unë jam për gjobat, ai që e merr duhet të jetë i ndërgjegjshëm që e ka shkelur, nuk jam e mendimit që nga gjobat bëhet për të pasuruar shtetin”, tha ajo.