Kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka reaguar këtë të martë pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se në fokus të takimit kanë qenë çështje të ndryshme me interesit të dyanshëm. Sakaq shtoi se kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit.
“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.