Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar sërish në lidhje sistemin arsimor në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Vokshi tha se nuk pajtohet me ministren Evis Kushi apo kryeministrin Rama, pasi sipas saj këta të fundit po keqtrajtojnë mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri.
Sakaq shtoi se opozita do të jetë përherë në krah të mësuesve dhe nxënësve.
“208 mijë nxënës dhe studentë janë larguar nga sistemi arsimor shqiptar gjatë 8 viteve të fundit. Kjo tregon plagën e rëndë të shpopullimit të Shqipërisë. Duhet të rezistojmë dhe protestojmë kundër kësaj qeverie për ta bërë vendin të jetueshëm”, tha ajo.