E moshuara Merita Hajdari ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me inceneratorët e Tiranës, ku dhe rezulton milionere.
Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se nuk ka dijeni se pse emri i saj gjendet në aferën e inceneratorëve, si dhe bën thirrje për drejtësi.
Sakaq shtoi se ka një sërë problemesh ekonomik dhe sociale, pasi vetë ajo është invalide dhe e sëmurë.
“Unë nuk kam biznese, jam fukareshë, jam invalidë, e sëmurë me azëm. Unë jetoj e punoj në një shtëpi, shkoj te fruta-perime seleksionoj aty dhe më japin ndonjë ushqim. Paguaj banka, sepse më 2019 unë jam djegur. Më ka plasur bombola me gjithë djalin dhe shteti nuk na dha asnjë shpërblim, që u dogja, dhe shkova në spital në gjendje kome. Unë pastroj shkallë, për bukën e gojës, nuk kam të ardhura. Jam kreditore, më 15 kam për të paguar bankën dhe nuk kam me çfarë ta paguaj. Dua një drejtësi timen, kush m’i ka bërë këto gjëra, që unë jam biznesmene. Kam pas mbledhur edhe kanoçe, tani punoj në këto fruta-perime i seleksionoj, shkoj laj dhe pallatet te deputetët”, tha ajo.