Lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 140-të . “Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dhe u vodhën dokumentet”, ankohet Zelensky. Ndërkohë delegacionet ushtarake ngaTurqia, Rusia dhe Ukrainë takohen në Stamboll me Kombet e Bashkuara për të diskutuar eksportet e sigurta të grurit ukrainas. Kremlini paralajmëron: “Jemi në prag të një konflikti të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore”. Nga SHBA 1.7 miliardë ndihma të reja humanitare.
“Ka diskutime të thella midis Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara për mundësinë e vendosjes së një kufiri të çmimit” për naftën nga Rusia, por “nuk është një proces që do të përfundojë brenda pak ditësh. Do të marrë kohë”. Kështu tha në një konferencë për shtyp në Izrael, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. “SHBA-ja ka qenë transparente dhe e drejtpërdrejtë me vendet e mëdha të konsumit në lidhje me synimin e saj për të punuar për të reduktuar të ardhurat ruse duke u përpjekur të minimizojë ndikimin në vendet në mbarë botën,” theksoi Sullivan.
Ndërkohë kompania ruse Gazprom deklaroi se nuk mund të garantojë funksionimin e duhur të gazsjellësit Nord Stream