Më kë e ka? Bora Zemani publikon mesazhet private me shoqen e ngushtë, ironia: S’ta them dot publikisht se s’jam…

Përveç Semi Jaupajt, Bora Zemani ka zbuluar më herët që ka edhe një tjetër shoqe të ngushtë, e cila quhet Aulona. Moderatorja ka publikuar shpesh foto apo video me shoqen e saj të ngushtë, ndërsa së funmdi ajo ka vendosur të publikojë mesazhet private me të.

Bora publikoi në Instastory një bisedë të shkurtër që kishte zhvilluar me Aulonën në rrjetin social. Biseda nis nga një mesazh që shoqja e saj i kishte dërguar Borës në një nga foto që ajo kishte publikuar.

Në mesazhet që kanë shkëmbyer, dy shoqet ironizojnë kritikat që moderatorja merr shpesh sa i përket pamjes së jashtme. Bora është kritikuar disa herë për operacione plastike në fytyrë dhe me sa duket ka vendosur të kundërpërgjigjet kështu.

Mesazhet:

Aulona: Pse nuk shkruajte- jo po filtra, jo po operacione, jo po photoshop.

Bora: Ja e shkrujate ti.

Aulona: Dikush duhet ta thoshte. Vetëm se unë s’ta them dot publikisht se s’më njeh njeri, s’jam vip.

Bora: Ti je super vip mi. Të ka peshë fjala. Bricjap mo.

Aulona: Faleminderit, nder i madh për neve.

Në një rrëfim që ka bërë përballë Semi Jaupajt në emsionin Për’puthen, Bora Zemani zbuloi nisjen e shoqërisë me këngëtaren dhe me Aulonën.

“Kur të shoh i kam përpara syve të gjitha ato momentet e para që jemi njohur me njëra- tjetrën, kemi qenë në të njëjtën klasë në gjimnaz në vit të parë. Kemi qenë tre shoqe në faktin të treja karaktere te ndryshme nga njëra- tjetra. Unë isha ajo vajza që doja të qëndroja në bankë të fundit sepse më bezdisnin të gjithë, i shikoja të gjithë me inat.

Aulona ishte ajo vajza që i mbante ekuilibrat me të gjithë, ndërsa Semi ishte tipike ajo vajzë që qëndronte tek dera dhe nuk do t’i fliste vetëm klasës por edhe atyre që kalonin nëpër korridore. Nuk e kuptoj përse u lidhëm kaq ngushtë më njëra- tjetrën”- u shpreh Bora asokohe.

Bora është ndër personazhet më të përfolur të momentit për mënyrën se si u zhvillua romanca e saj me Donald Veshajn pas ndarjes, tradhtisë së aktorit dhe së fundmi ribashkimit. Megjithëse dyshja nuk kanë folur asnjëherë hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar, ata po e konfirmojnë çdo ditë e më shumë se janë bashkë. Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrejnë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit detajistë të çiftit të shumëkomentuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *