Gjithçka është vendosur për kalimin e Kalidou Koulibaly nga Napoli te Chelsea.
Mbrojtësi senegalez i thotë lamtumirë klubit italian që e rriti si futbollist dhe e bëri një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Koulibaly nuk u paraqit në grumbullimin e Napolit sot dhe u nis për në Milano. Aty ka pritur dritën jeshile për kalimin e tij në Angli, e cila ka ardhur sot pasdite, pas shkëmbimit të dokumenteve mes dy klubeve.
Koulibaly do të fluturojë sot në mbrëmje për në Londër dhe do të kryej vizitat mjekësore të enjnten.