Transferimi i parë i epokës Boehly, Chelsea prezanton Sterling

Chelsea zyrtarisht ka kryer goditjen e parë në epokën e presidentin të ri Toddy Boehly. Raheem Sterling është lojari më i ri i “Bluve të Londrës” , i cili vjen si një përforcim me tepër vlera nga Man City.

27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të gjatë që do ta mbajë të lidhur me Chelsea deri në verën e vitit 2027-të me opsion rinovimi për një vit tjetër. Kampionët e Anglisë do të përfitojnë në total 55 milionë paund, ku 45 milionë do të shkojnë menjëherë në arkën e klubit të Manchester City dhe 10 milionë të tjera do të vijnë në formën e bonuseve.

Anglezi do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te “Blutë e Londrës”, pasi do të përfitoj një shumë prej 300 mijë paund në javë.

Karriera e Raheem Sterling është e lidhur vetëm me Premier League pasi lojtari do të provojë eksperiencën e tretë në Angli.  Sulmuesi e ka nisur karrierën e tij me Liverpool dhe në vitin 2015 ai u transferua te Manchester City duke zhvilluar shtatë sezone me Kampionët e Anglisë. Në Premier League, Sterling zhvilloi 225 paraqitje dhe shënoi 91 gola për The Citizens.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *