“Krenari, por Inter dhe Barça i përkasin të kaluarës”, Manaj prezantohet te Watford duke shpresuar që të thyejë rekordin e Shqipërisë

Rei Manaj është bërë pjesë e Uotford dhe ka nisur menjëherë punën me skuadrën për të cilën ka firmosur për tre vitet e ardhshme. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare ka folur për faqen e klubit anglez duke treguar si zgjodhi Uotford përballë ofertave të tjera dhe çfarë pret nga kjo eksperiencë në Angli, duke shpresuar që të lërë shenjë edhe më shpejt se në radhët e përfaqësues shqiptare, ku debutoi me gol pas 12 sekondash në miqësoren ndaj Kosovës.

“Rreth dy javë më parë fola me menaxherin tim, meqë ishte një sezon shumë i gjatë, desha të prisja 20 ditë nga fundi i kampionati. Kur mësova për ofertat nga Spanja dhe Italia, më telefonoi menaxheri dhe më tha që do ishte i lumtur të filloja një aventurë këtu. Kam folur me presidentin e Uotford dhe pastaj vendosëm të vinim menjëherë këtu për këtë eksperiencë.

Kam parë ekipin, njihja ndonjë lojtar por qartësisht do t’i njoh më mirë edhe në fushë, duke luajtur bashkë me ta dhe duke bërë më të mirën për të arritur objektivat në klub. Deri tani lojtarët dhe stafi më kanë pritur mirë, edhe drejtuesit. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Qartësisht është krenari të kem veshur dy fanella të rëndësishme por tani të lëmë pas të kaluarën dhe të mundohemi të bëjmë më të mirën këtu dhe të arrijmë Premier Ligën.

Kam folur me menaxherin i cili bën diferencën në zgjedhjet ku duhet të shkoj të luaj për të bërë mirë dhe Uotford është një skuadër me emër. Të gjithë ata që mësuan për të, më thanë që kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

manaj

Sulmuesi duhet edhe të ndihmojë ekipin të bëjë mirë, të japë asiste dhe shënojë gol dhe kjo është një gjë e rëndësishme.

Shqiptari i parë te Uotford? Jam shumë i lumtur, por këto janë të dhëna, e rëndësishme është vetëm fusha.

Debutim te Shqipëria me gol pas 12 sekondash? Shpresojmë të bëj më mirë këtu”, tha Manaj në prezantimin e tij për tifozët e skuadrës angleze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *