Janë konfirmuar dy persona të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Samos.
Në të njëjtën kohë po vijojnë hetimet për gjetjen e pjesëtarit të katërt të ekuipazhit, ndërsa piloti rumun aktualisht po transportohet i gjallë në Spitalin e Përgjithshëm të Samos.
Si ndodhi ngjarja?
Helikopteri zjarrfikës Mi 8 ishte nisur nga Samos në orën 16:39 dhe aksidenti ndodhi në orën 17:55.
Në zonën ku ra helikopteri i zjarrfikësve mbizotëronin erëra të forta. Ekuipazhi i helikopterit përbëhej nga një rumun, dy moldavë dhe një përkthyes grek.
Helikopteri i dytë zjarrfikës Mi 8 që mori pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit nisi menjëherë hetimet në zonë dhe ka mbërritur edhe një varkë e rojes bregdetare.
Rreth orës 18:30, pothuajse 35 minuta pasi helikopteri zjarrfikës i prodhuar nga Rusia u rrëzua, roja bregdetare gjeti pilotin rumun.
Pak para orës 19:30 anëtari i dytë i ekuipazhit u gjet pa ndjenja dhe pak më vonë u gjet edhe i treti.
Piloti rumun po transportohet me një ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Samosit pasi fillimisht u ndal në Qendrën Shëndetësore të ishullit për ndihmën e shpejtë.