Rusia dhe Ukraina bien dakord që një qendër koordinimi për eksportin e grurit nga Ukraina do të formohet në Stamboll.
Kështu deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke folur për takimin e zhvilluar ndërmjet delegacioneve ushtarake nga Kievi, Moska, Ankaraja dhe përfaqësuesit e OKB-së.
“Në javët e ardhshme, delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të takohen sërish në Turqi, do të shqyrtohen të gjitha detajet dhe do të nënshkruhet puna e bërë”, tha Akar.